☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.68%
ARI 4,824 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,240 ▼ -4.38% ETH $2,198 ▼ -5.83% XRP $1.4664 ▼ -4.05% SOL $90.2600 ▼ -4.98%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Tropojë: Opozita s’është armiku ynë, e shpëtova Lulin nga çadra

Kryeministri Edi Rama e ka spostuar fushatën e tij në Tropojë.  Shefi i qeverisë tha se për Tropojën ka gati një masterplan për turizmin e Alpeve shqiptare, i cili do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të kësaj zonë.

“Ekonomia e Tropojës do të bazohet tek turizmi dhe agro-turizmit. 16 destinacione turistike, që janë ndërhyrje e të gjithë potencialeve këtej dhe andej kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj se kush na ka votuar 4 vjet më parë këtu në Tropojë, sot ka edhe më shumë arsye për të na votuar. Kush nuk ka votuar, sot ka të gjitha arsyet që të na votojë. Sot jemi të gjithë bashkë, duke votuar nr 2.

Disa gjëra nuk shkojnë fare në ofertën që bën Partinë Demokratike. Përveç se për çerek shekulli nuk ka bërë asnjë gjë për Tropojën, por në Kukës nuk ka asnjë grua që të ju përfaqësojë dhe kjo është një arsye që gratë dhe vajzat t’i lënë menjë anë bindjet politike dhe të votojnë Partinë Socialiste.

Një parti e madhe që pretendon të marrë votën për të qeverisur vendin dhe pretendon se do ngrejë një Republikë të Re, ka shkelur ligjin për mos futjen e grave në listë. Ai meriton që të marrë një mesazh të fortë, që kjo është e papranueshme.

Së dyti, ju e dini mirë që unë e kam mbështetu Tropojën, pavarësisht se kryetari i Bashkisë është i Partisë Demokratike. Unë e mbështes sepse mbi partitë, për ne është Tropoja. Kryetari i Bashkisë ka bërë punë se ka pasur mbështetjen që unë i kam dhënë personalisht. Po votuat Lulin, e latë Kryetarin e Bashkisë pa punë. Opozitarët nuk janë armiqtë tanë. Unë e shpëtova Lulin se tani do ishte duke bërë banjo dielli nga çadra”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.