Politika

Rama: PD është e rrezikshme, s’ka vizion për të bërë shtet

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët e Korçës tha në sektorin e bujqësisë është bërë shumë, por që ka ende për të bërë. Sipas shefit të qeverisë mandati që po kalon, është mandati i vendosjes së themeleve bë bujqësore dhe që do vazhdojë më tej në mandatin e ardhshëm.

“Më vjen mirë që jemi rikthyer në këtë zonë dhe pas 44 muajsh punë intensive kemi shumë gjëra për të thënë, por jemi të vetëdijshëm se ajo që kemi bërë është më pak se ajo që duhet të bëjmë. Ky mandat është mandati i vendosjes së themeleve. Shtëpia e përbashkët, Shqipëria që ne duam, është për tu ndërtuar në vijim me mandatin e ardhshëm. Në periudhën e fushatës së 4 viteve më parë, plaga më e madhe që shkaktonte më shumë dhimbje dhe nxirrte më shumë ankesa ishte ujitja dhe kullimi.

Morëm zotimin që do e shërojmë këtë plagë, por e vërteta është që nuk e kemi shëruar sepse të dhënat që dispononim atë kohë, nuk ishin të vërteta. Pra sipërfaqja e tokës së pa ujitur ishte shumë më e madhe se ajo që raportohej. Më 120 mijë hektarë ujiteshin më parë, sot ujiten 240 mijë hektarë, por sasia që me patjetër duhet të ë garantojmë është mbi 300 mijë hektarë. Me këtë do të dalim në një epokë tjetër në sektorin e bujqësisë. Sot kemi 70% më shumë eksporte të produkteve bujqësore, që do të thotë se ka rritje të prodhimit, që duket edhe më qartë kur shikojmë shifrën e eksport-import. Rreth 44 muaj më parë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1. Sot shifra ka arritur 3.9 import dhe 1 eksport.

Kjo do të thotë se produkte shqiptare ndodhen në tregun tonë dhe nevoja për të importuar nga jashtë është më e vogël. Potenciali i vendit tonë është shfrytëzuar më mirë, por nuk do të thotë se është shfrytëzuar tërësisht. Potenciali është shumë herë më i madhe se çfarë kemi arritur që të shfrytëzojmë deri më tani”, tha Rama.

Më tej Kryeministri foli edhe për Partinë Demokratike, duke thënë se ajo nuk di të bëjë shtet, por vetëm di ta çmontojë atë. Madje Rama thotë se opozita është e rrezikshme sepse nuk ka asnjë vizion për të bërë shtet.

“Do shkojmë në zgjedhje me programin dhe skuadrën tonë. Do kemi përballë Partinë Demokratike që pavarësisht se hyri në zgjedhje, mbetet një kërcënim shumë i madh për shkak të mungesës së vizionit për të bërë shtet . Ajo që PD ka treguar është se nuk di të bëjë shtet, por di vetëm ta çmontojë shtetin. Ajo që kemi për të humbur është katastrofë. Në 3.5 vite kemi bërë më shumë reforma se çerekshekulli që ka kaluar”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button