Politika

Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të popullit

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike para mediave ka përgëzuar qëndrimin e opozitës, ndërsa theksoi se Partia Demokratike iu nënshtrua vullnetit të të gjithë shqiptarëve për reformën në drejtësi.

Tanimë flitet dhe e kanë marrë lajmin se PD I është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjik, që shqiptarët të ecin përpara me reformën historike për përmbysjen përfundimtare. Pas mesazhit që unë dhe kryetari i Kuvendit, dhe kryetari i opozitë kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn”, tha Rama.

Nga ana tjetër kreu i Qeverisë pohoi se roli i ndërkombëtarëve në këtë proces do të jetë vetëm monitorues dhe jo imponues.

Do doja të përsërisja pikat e mëposhtme që ka pohuar dhe komuniteti ndërkombëtar. E para, roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit duhet të këtë një bazë solide, të ligjshme, brenda Kushtetuese së Shqipërisë. E dyta; unë e rinënvizojë siç kemi thënë përgjatë gjithë procesit, se operacioni ndërkombëtar i monitorimit, do bëjë rekomandime dhe nuk janë të ligjërueshme, që do të bëjnë arsyetimin përkatës”, pohoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button