Rama: Po punojmë për të futur në treg distributorin shtetëror të naftës
Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria po finalizon nismën për të futur në treg si distributorë garant dhe shumice nafte një aktor shtetëror.
Në një takim me furnizues të naftës në vend, Rama u ndal te masat që janë marrë për të përballuar rritjen e çmimit të naftës, ku veçoi rezervën e garantuar të kompanive.
“Ju keni një rezervë të të garantuar për rreth 100 ditë. Kjo është pozitive, megjithatë mbetet për t’u monitoruar ditë pas dite e gjithë situata. Ne kemi në konsultim publik ligjin për rezervën shtetërore, e cila do të duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë”, shtoi Rama.
Duke iu referuar nismës për të futur në treg si distributor shumice një aktor shtetëror, Rama shprehu bindjen se kjo do ta bëjë më të lehtë punën edhe për furnizuesit e naftës.
“Kjo do të garantojë sasinë e nevojshme duke pasur mbështetje shtetërore dhe duke ju lehtësuar të gjitha marrëdhëniet me të tretët që për ju kalojnë përmes brokerave. Ne do të synojmë të kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejt me kompanitë”, shtoi Rama. /j.p/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.