🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -0.03% ETH $2,523 ▲ +2.15% XRP $1.3666 ▲ +0.76% SOL $101.7300 ▲ +1.81%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Nafta jonë e rëndë, nuk do rezultonte me parametrat e nevojshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria nuk prodhon naftë të përdorshme për pikat fundore pasi është naftë e rëndë.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend ku u diskutuan masat që duhet të merren për përballimin e rritjes së çmimit të naftës pas situatës në Lindjen e Mesme, Rama dha një sqarim edhe mbi pretendimet se Shqipëria vetë vend prodhues i naftës dhe si e tillë nuk duhet të ndikohet nga rritja globale e çmimit të karburanteve.

“Ne nuk e kemi këtë pasuri natyrore të përdorshme, pasi nafta që ne nxjerrim është naftë e rëndë, e cila në rast se do të futej në përpunim do të kërkonte një rafineri dhe kosto shumë të mëdha për një përpunim që ta çonte deri në pikën fundore”, tha Rama.

Megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhte, kryeministri sqaroi se nuk do rezultonte në një produkt që përmbush parametrat e nevojshëm për shkak të përmbajtjes.

“Është naftë e cila përdoret për industrinë dhe naftë bituminoze për asfalt”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama tha se vendi ka rezerva nafte premium, si në rastin e Shpiragut, por gjeologjia shumë specifike e atij formacioni e pamundësoi nxjerrjen me një kosto të arsyeshme.

“Ne nuk kemi reshtur së kërkuari zgjidhje të tjera duke pasur parasysh që teknologjia ndryshon çdo ditë, por për momentin situata është kjo. Prandaj ne jemi të varur nga bursa, nga konjukturat ndërkombëtare dhe të prekshëm edhe nga kriza që është në një territor shumë larg nesh sepse impaktohet tregu global i naftës”, shtoi Rama. /j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.