Politika

Rama: Reforma do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në orët e para të së premtes në parlament se vota e sotme për reformën në drejtësi do të çelë siparin e një revolucioni të shumë pritur në drejtësi.
Reforma do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë”, deklaroi ai.

Rama falenderoi edhe përfaqësuesit e huaj të cilët mbështetën arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për reformën në drejtësi.

“Këta miq të paçmuar i dhanë shprehje një angazhimi të jashtëzakonshëm, si kurrë ndonjëherë në Shqipërinë e këtyre 25 viteve, për ti çelur popullit shpiptar rrugën që të fillojë dhe të marrë mbrapsht hakun e ngrënë pasbesisht prej 25 vitesh, drejtësinë. Jam i bindur se shqiptarët që sonte ndjekin fundin e kësaj odiseje të gjatë se deri para pak orësh nuk e besonin dot se reforma në drejtësi do të bëhej e thellë, e vërtetë e çertifikuar ndërkombëtarisht dhe e miratuar në fund me konsensus do tu jenë gjithnjë mirënjohës miqve tanë të mëdhenj, SHBA e BE dhe do ti mbajnë mend me figurë e me emër miqtë e shtrenjtë”, deklaroi Rama.

Vota e sotme, do të çelë siparin e një revolucioni shumë të pritur në drejtësi, tha ai, dhe në rrugën e këtij revolucioni Shqipëria, njerëzit e zakonshëm apo ata që kanë hyrë në arenën e e politikës për të shërbyer jo për të rrëmbyer do të jenë krah për karah me SHBA e BE.

“Aleatët tanë strategjik do të jenë taanimë me një rol kushtetues, pjesë aktive e procesit në çdo hap dhe njerëzit duhet ta dijnë dhe duhet të përgatiten se ky proces nuk do të ketë as një hap më të lehtë se ky që hodhëm sot”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Kjo, vijoi ai, është arritja më e shëndetshme, më e ndershme. Ai siguroi gjithë shqiptarët se Gjykatësit e Prokurorët ë korruptuar do ti fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e vetingut, ku trupat e zbatimit të refomës do të paraseleksionohen e do të mbështeten edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me një luftë të egër me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare e me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë as një ditë apo natë në përpjekjen e marrër për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar.

Related Articles

Nje koment

  1. Reforma ne drejtesi clirimi I pare I shqipetareve ne gjithe historine e tyre.Ambasadori Donald LU dhe e BE do te mbeten cliruesit e shqipetareve te cilet nuk do ta harrojne kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button