☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.13 ▲3.27%
ARI 4,489 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $77,814 ▼ -1.1% ETH $2,448 ▼ -0.74% XRP $1.3593 ▼ -2.97% SOL $102.6300 ▼ -2.84%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.13 ▲3.27 % ARI 4,489 ▼0.91 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.13 ▲3.27 % ARI 4,489 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Sali Berisha paralajmëroi vijimin e protestave të opozitës, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk mund të vërë nën kontroll vullnetin dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë nga selia blu ai ftoi shqiptarët në protestën e radhës, po pa specifikuar datën dhe orën.

“Unë garantoj qytetarët se PD është e vendosur që stinën e kryengritjes paqësore ta vazhdojë me vendosmërinë më të madhe. Ndaj dhe ftoj shqiptarët, në datën dhe orën e caktuar që do të jetë shumë e shpejtë, të dalim në shesh në kryengritjen më të fuqishme që të çojmë Shqipërinë drejt fitores, drejt përmbysjes së këtij regjimi armik të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të ushtruar kontroll mbi institucionet, përfshirë SPAK, qeveria nuk do të arrijë të ndalë reagimin qytetar.

“Edi Rama vërtetë në një betejë me një prokuror guximtar, duhet ta them këtu, përdori gjithë pushtetin ekzekutiv për të mposhtur dhe për ta vënë, tani siç del në pah, në kontroll total SPAK-un, por nuk do të verë kurrë nën kontroll, vullnetin e qytetarëve shqiptarë, dinjitetin e tyre, vendosmërinë e tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.