☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.62 ▲0.09%
ARI 4,901 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,492 ▼ -1.77% ETH $2,245 ▼ -3.14% XRP $1.4644 ▼ -2.69% SOL $90.7300 ▼ -2.83%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.62 ▲0.09 % ARI 4,901 ▼2.15 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.62 ▲0.09 % ARI 4,901 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Rinovojmë Eurobondin, pavarësisht të ardhurave

Pavarësisht të ardhurave të ulta nga taksat, Shqipëria do të lëshojë Eurobond, është shprehur kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Reuters.

“Kemi një Eurobond që po maturohet, kështu që vendosëm të shkojmë në tregje. Po, shpresojmë se ne do të marrim një përgjigje të mire nga tregu, edhe pse kohët nuk janë nga më të mirat,” tha Rama duke iu referuar tregjeve të paqëndrueshme financiare globale.

Qeveria ka nisur një fushatë kundër evazionit fiskal, por Rama hodhi poshtë shqetësimet rreth aftësisë së Shqipërisë për të shlyer borxhin. “Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim,” tha ai.

Ai ritheksoi parashikimet e rritjes ekonomike të 2015-ës që shkojnë nga 2.7% në 3%. Investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur me 2.7% në gjysmën e parë të vitit 2015, kundrejt të njëjtës periudhë në 2014-ën.
Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve, një burim të ardhurash për Shqipërinë, më shumë se niveli i ulët i mbledhjes së taksave ishte arsyeja përse qeveria shkurtoi shpenzimet më parë gjatë muajit, deklaroi Rama.

Një fushë shqetësuese dhe me potencial shtrëngimi të buxhetit, është vala e emigrantëve në Europë, të ardhur nga zonat e konfliktit në Siri, Afrikën e Veriut dhe Afganistan. “Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera … ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.