Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,596 ▼ -0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3192 ▲ +0.37% SOL $79.2800 ▲ +0.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Rreth 200 mijë familje do rimbursohen për energjinë e harxhuar

“Çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i mesatarizuar. Ata që nuk e duan Shqipërinë, gënjejnë për shifrat e çmimit që thonë”,- ishte deklarata që kryeministri Rama ka bërë nga qyteti i Fierit, gjatë një takimi me qytetarët.

big_rama_fier_legalizime1Pas kësaj, Rama rifoli për vjedhjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar si plagë të thellë dhe të pa mbyllur. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të vazhdohet më tutje sepse nga vjedhja e energjisë ekonomia e vendit humb aq sa merret nga tatim-fitimi i kompanive. Për Kryeministrin, heqja e fashës ishte e drejtë sepse shumë tregtarë dhe biznesmenë ishin fshehur pas saj.

“Energjia vjedhja, plagë e thellë. Nëse nuk e mbyllim këtë situatë nuk vazhdojmë dot më tutje. Humbim nga vjedhja sa fitojmë nga tatim fitimi i kompanive. Dy kategoritë që paguajnë në mënyrë më korrekte janë pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar. Energjia mall, as falet as mund të vidhet. Pas fashës mbrojtëse u fshehën hajdutët.

Rreth  200 mijë familje do të rimbursohen për energjinë e harxhuar, ndërsa bëj me dije se ata që bashkëpunojnë me hajdutët nuk do falen. Deri më tani janë arrestuar tre drejtorë të  OSHEE-së, për abuzime në detyrë”- u shpreh Rama. Përveç çmimit të energjisë, Kryeministri foli edhe për situatën ekonomike, duke e vlerësuar pozitivisht.

“ Ulja e taksave ka sjellë rritje të konsumit dhe rritje të fuqisë blerëse. Taksën e duhani do e rrisim, për të dekurajuar pirjen, ndërsa rritja e taksës së depozitave nuk prek masën, por stimulon investimet në vend”,-tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.