Politika

Takimi i Krerëve Katolikë të Urdhrit të Evropës, Rama: Shqipëria, shembull i tolerancës fetare

Krerët katolikë të Europës janë mbledhur këtë të mërkurë në Tiranë, qyteti që do të presë takimin botëror të paqes, këtë shtator.

ramaaaNë fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij se, kujtimi ende i gjallë dhe i paharruar i vizitës së Papa Françeskut vitin e kaluar do të pasohet tashmë me takimin botëror të paqes. Në këtë kuadër, Rama tha se vendi ynë edhe një herë është ftuar të jetë shembull i bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare.

“Nuk është shumë e zakonshme që një kryeministër të marrë fjalën në një takim kaq specifik. Bëhet fjalë për një event të rëndësishëm për komunitetin katolik. Ambicien për ta bërë Shqipërinë edhe një herë një pikë takimi për artizanë të paqes dhe modestisë, me të cilën organizuesit e ndërmorën, pranova me shumë kënaqësi të vij për ta përshëndetur. Çka më shtyn edhe më tepër është edhe vizita baritore e Papa Françeskut. Apostulli i parë, me të cilin imzot Noli e quan ungjillor, e përkufizon kështu fjalën: Fjala e shpirtit është e gjallë dhe përmbushëse, më e mprehtë se një shpatë me dyte. Si e tillë më oshëtin edhe fjala e Papa Françeskut që e shqipëroi gjatë dhe pas vizitës së tij në Tiranë. Në Shqipëri kemi dëshminë e diçkaje që tejkalon paqen dhe tolerancën, përvojën e të qënurit pandashmërisht bashkë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button