🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,782 ▼ -2.42% ETH $2,053 ▼ -4.63% XRP $1.3164 ▼ -2.7% SOL $79.0200 ▼ -2.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Vaksinim masiv në katër muaj/ Kryeministri thotë se janë siguruar 1.6 milionë vaksina anticovid

Nga marsi deri në qershor, do të bëhet një vaksinim masiv i popullsisë për t’i dhënë mundësi dhe shpresë turizmit këtë vit.
Kryeministri Rama u shpreh sot optimist se ky projekt mund të realizohej ndërsa sipas tij janë siguruar të paktën 1.6 milionë vaksina nga Pfizer, aleanca Covax si dhe po bisedohet direkt me AstraZeneca për sigurimin e vaksinave të saj.

“Ambicia ime aspirata ime ëndrra ime po të doni është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv mars, prill, maj dhe qershor.  Një vaksinim intensiv që do të këpusë si një sëpatë hap pas hapi goditje pas goditje hallka pas hallkash të zinxhirit te infektimeve”, shprehet Rama.

Qeveria shqiptare me kompaninë amerikane Faiser, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 500.000 vaksinave, por deri më tani kanë mbërritur 32.760 doza. Ndërsa pas disa ditësh do të mbërrijnë edhe 14 400 doza të vaksinës së oksfordit të cilat do të sillen nga aleanca Covax. Në total Shqipëria ka paguar 4 milionë dollarë për të blerë vaksina me të cilat do të imunizohet 20 përqind e popullsisë.

Por ndërkohë qeveria është duke vijuar bisedimet direkt me kompani të tjera prodhuese edhe me AstraZeneca për të siguruar një sasi prej 360.000 të vaksinës së Oksfordit. Kryeministri Rama foli pak ditë më parë edhe për një donacion shumë të madh nga një vend mik me Shqipërinë. Skenari më ambicioz i qeverisë është vaksinimi i të gjithë kategorive dhe i të gjitha moshave që përfshihen në Planin e Vaksinimit brenda 14 muajsh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.