☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.73%
DOW 45,822 ▼0.87%
NASDAQ 21,956 ▼0.89%
NAFTA 96.14 ▲0.71%
ARI 4,604 ▼5.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $68,924 ▼ -3.47% ETH $2,108 ▼ -3.5% XRP $1.4296 ▼ -1.05% SOL $87.6400 ▼ -1.85%
S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,822 ▼0.87 % NASDAQ 21,956 ▼0.89 % NAFTA 96.14 ▲0.71 % ARI 4,604 ▼5.98 % S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,822 ▼0.87 % NASDAQ 21,956 ▼0.89 % NAFTA 96.14 ▲0.71 % ARI 4,604 ▼5.98 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama-Valls: Reformat e ndërmarra, qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama, me ftesë të kryeministrit francez, Manuel Valls, zhvilloi sot vizitën e tij zyrtare në Paris, ku u prit në selinë e qeverisë franceze nga kryeministri Valls.

Të dy kryeministrat në takimin dypalësh që zgjati mbi një orë, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të në ardhmen, me fokus në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë.

Kryeministri Rama i shprehu kryeministrit francez solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, kërcënimit më serioz të vlerave njerëzore në mbarë botën.

Nga ana e tij, kryeministri francez Valls vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave dhe insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Rama falenderoi homologun francez për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë.

Bashkëpunimi në fushën e kulturës ishte një prej temave të diskutimit, ku një interes të veçantë për palën mikëpritëse paraqitën nismat shqiptare në fushën e shkëmbimeve rinore, ku Shqipëria me traditën e saj të bashkëjetesës në paqe mes besimeve fetare, është një shembull frymëzues për një rini pa komplekse ndaj kulturave fetare dhe respekt ndaj besimeve të tjera.

Ndërkohë, Franca mirëpret Konferencën e Parisit 2016, ku kërkon që Shqipëria të luajë një rol kyç.

Më pas, kryeministri Rama dhe homologu francez Valls zhvilluan një takim kokë më kokë në kopshtet e Matinjon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.