Politika

Rama: Vezokratët ndjehen të fyer?! Thjesht doja t’i merrja me të mirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, që ai të përjashtohet nga Kuvendi me 10 ditë pas fyerjeve ndaj deputetëve të opozitës.

Kreu i qeverisë thotë se s’ka pasur për qëllim t’i ofendojë, por t’i marrë me të mirë deputetët, të cilët sipas tij ishin të rënduar.

“Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjesë po s’ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me të mirë, me pak humor, sepse i pashë të rënduar”, shkruan Rama në një status në “Facebook”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button