☁️
Tiranë 17°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,036 ▲ +0.64% ETH $2,509 ▲ +1.04% XRP $1.4056 ▲ +1% SOL $110.3500 ▲ +1.43%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Raporti i IBAR, Berisha: BE kërkon garë të barabartë dhe masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar për mediat se raporti i IBAR i 21 majit, sipas tij, tregon ndryshime të rëndësishme në qëndrimin e institucioneve europiane lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri dhe ecurinë e reformave.

Gjatë një deklarate për media, Berisha tha se ka krahasuar raportin e Komisionit Europian të shkurtit 2026 me versionin e miratuar më 21 maj nga COELA, duke pretenduar se në dokumentin e fundit janë bërë ndërhyrje strukturore dhe përmbajtësore.

Ai u shpreh se, sipas interpretimit të tij, në raportin e ri janë hequr pjesë që lidhen me vlerësimet e përgjithshme për progresin e Shqipërisë, ndërsa dokumenti është fokusuar më shumë në kërkesat dhe standardet që vendi duhet të përmbushë.

Berisha theksoi gjithashtu se raporti, sipas tij, përmban një gjuhë më të drejtpërdrejtë për zgjedhjet dhe nevojën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar këtë si një qëndrim më kritik ndaj procesit zgjedhor në vend.

“Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve. Një punë jashtëzakonisht serioze. Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit. Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr. Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion. Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh.Çfarë është ky sinjal diplomatik? Shumë i fuqishëm. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve. Pra, ky është një shërbim i madh. Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë fjalë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se në dokument përmenden edhe masa për parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, si dhe problematika që ai i cilësoi si rrjete patronazhi elektoral.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.