🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,822 ▼ -0.65% ETH $2,029 ▼ -1.19% XRP $1.2875 ▼ -1.82% SOL $78.8100 ▼ -1.68%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti/ Mbetemi nën mesataren e Europës, e cila pritet të rritet me 2.7%

FMN ul parashikimin për ekonominë globale, për Shqipërinë mbetet 2.1%

FMNFondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur të martën parashikimin për rritjen ekonomike globale, por për Shqipërinë lë në vend shifrën 2.1%. Për këtë vit, rritja globale pritet të jetë 3.1%, 0.1 pikë përqindje më pak se në parashikimin e mëparshëm të prillit. Për vitin e ardhshëm, FMN parashikon që rritja të përshpejtohet në 3.8%, nga 4% që ishte parashikimi fillestar. Për Eurozonën, perspektiva ekonomike mbetet e dobët. FMN ka ulur pritshmëritë për tre ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, për të cilën (Italinë) fondi thotë që po shkon drejt vitit të tretë radhazi të recesionit. Sipas Olivier Blanchard, këshilltar ekonomik dhe drejtori i Departamentit të Kërkimit në FMN, Eurozona rrezikon tkurrjen e konsumit dhe kalimin në deflacion. “Por, ky nuk është shqetësimi ynë kryesor, gjithsesi nëse do të ndodhë, do të ishte problem”, tha ai. Blanchard nënvizoi tre rreziqe me të cilat përballet ekonomia globale. Së pari një periudhë e zgjatur e normave të interesit, që kërkon më shumë kujdes në politikat makroekonomike. Së dyti, rreziqet gjeopolitike janë bërë më evidente me krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Së treti, kriza në Lindjen e Mesme rrezikon shtrenjtimin e çmimeve të energjisë. Në raportin e publikuar dje, FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%, që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës pozitive të Hungarisë e Polonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.