☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.07 ▲3.14%
ARI 5,203 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

RDK: Gruevski kërkon ta çojë Maqedoninë drejt një diktature mesjetare

Partia shqiptare në opozitë, në Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se deklarata e fundit e kryeministrit Gruevski, në lidhje me modelin e ri zgjedhor nëse ndryshohet aktuali, është një nga deklaratat më të prapambetura dhe diskriminuese ndaj të gjithë popujve që jetojnë në vend, sidomos ndaj shqiptarëve.

Në propozimin e Gruevskit për të ndryshuar modelin zgjedhor, kërkohej kthimi te sistemi i shumicës dhe opsioni shtesë që fituesi i zgjedhjeve të kishte të garantuara 17 mandate deputetësh, me qëllim që asnjë parti politike apo etnike të mos kishte mundësi ta kushtëzonte fituesin dhe që qeveria të kishte qëndrueshmëri në punën e saj.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se deklarata të tilla, se qeveritë e ardhshme duhen formuar vetëm nga një parti politike, e çojnë vendin drejt një diktature të paparë dhe të prapambetur të shekujve të Mesjetës.

RDK pohon se politika e vendit nuk duhet kuptuar si arenë boksi mes dy partive maqedonase, të cilat sfidohen me njëra-tjetrën se kush ka më shumë frikë nga fitorja apo humbja.

Kjo lloj sfide shumë e ulët kërkon ndërhyrje nga ana e komunitetit ndërkombëtar, sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mos bëhet vonë, sepse në të kundër pasojat do të jenë shumë të rënda për popullin në përgjithësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.