🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,638 ▼ -3.56% ETH $2,048 ▼ -4.72% XRP $1.3162 ▼ -3.24% SOL $79.0900 ▼ -6.4%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Reagime ndaj komenteve të Trump-it

Reagimet ndaj thirrjes së kandidatit presidencial republikan Donald Trump për një ndalim total të hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara variojnë nga zemërim në tallje si brenda dhe jashtë vendit.

Manjati miliarder i pasurive të patundshme e shpalli planin e tij si reagim ndaj sulmit vdekjeprurës në një qendër qeveritare në Kaliforni që u krye nga një çift musliman që hetuesit  thonë se ishin “radikalizuar”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest e quajti retorikën e zotit Trump “fyese dhe helmuese” duke shtuar se plani i tij e “skualifikon për të shërbyer si president”:

“Fushata e Trumpit prej disa muajsh ka patur cilësinë e një historie të pluhurosur.  Që nga slloganet  e pakuptimta e deri tek gënjeshtrat dhe bile edhe flokët fallco, e gjithë rutina përqeshëse që kemi parë për një farë kohe tani. Pyetja që shtrohet tani është për pjesën tjetër të partisë republikane dhe nëse ata do të tërhiqen në këtë histori të pluhurosur bashkë me të. Dhe tani për tani trajektorja nuk është në drejtimin e duhur,“- tha zëdhënësi.

Hussam Ayloush, drejtor ekzekutiv i degës së Los Anxhelosit me Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, thotë se komentet e Trumpit kanë zemëruar muslimanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara:

“Trumpi praktikisht po vendos një shenjë objektivi mbi çdo musliman duke thënë se nuk duam muslimanë këtu pasi ata mund të jenë një kërcënim. Ai praktikisht po u thotë amerikanëve të zemëruar që në shumicën e rasteve janë ndoshta të keqinformuar se çdo musliman mund të jetë kërcënim. Kjo i vë muslimanët, institucionet e tyre, fëmijët e tyre në një rrezik të madh sot duke u bërë subjekt i viktimizimeve nga islamophobia, nga krimet e urrejtjes dhe vandalizmi. Ky është një drejtim shumë i rrezikshëm.”

Profesor David Cole në Universitetin Georgetown është një nga shumë ekspertë që thonë se propozimi i zotit Trump shkel Kushtetutën Amerikane që ndalon diskriminimin në bazë të fesë dhe u jep qytetarëve të drejta të barabarta.

“Nëse Donald Trump do të zgjidhej president, që është një mundësi e vogël, ai duhet t’u propozojë të dyja dhomave të Kongresit të miratojnë një ligj që ndalon muslimanët të hyjnë në vend. Ai asnjëherë nuk do të mund të ketë një ligj të tillë pasi çdo besim fetar do të mblidhet për ta kundërshtuar atë ashtu siç kanë bërë ndaj çdo kërcënimi të fesë përmes një procesi politik.”

Një zëdhënës për agjencinë e OKB-së për refugjatët që zhvendos njerëzit në Shtetet e Bashkuara, përfshi sirianët muslimanë, paralajmëroi se deklarata të tilla mund të dëmtojnë përpjekjet e tyre.

Deklaratat kundër muslimanëve nuk janë gjë e re për Trumpin i cili i ka bërë thirrje qeverisë të monitorojë xhamitë dhe ka refuzuar të përjashtojë propozimet e mëparshme për të future emrat e muslimanëve në Amerikë në një database.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.