Politika

Reagimet PD kundër BE. Bushati: E paprecedentë

Deklarata e përbashket e komisionerit Johanes Hahn dhe përfaqësueses së lartë të Komisionit Europian Federika Mogherini është dëgjuar mire në çadrën e protestës dhe ka sjelle reagime të ndryshme.

Kryetari Basha doli me një deklaratë ku tregoi mostërheqjen nga qëndrimi për bojkotin dhe vettingun, ndërsa deputeti demokrat, Ramiz Çobaj, njeherësh kryetar i Partisë Demokratike në Shkodër foli për rrëzim perëndish perëndimore. Ky është statusi që kreu demokrat i Shkodrës ka shkruajtur vetë:
“U desh çadra e Lirisë që “Perenditë perëndimore të bien nga froni….Nuk kemi pare gjë akoma. Është vetëm fillimi”.

Në të njëjtën linjë, por shumë më analitik është deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi. Ai bën një krahasim mes deklaratës së ish komisionerit Shtefan Fyle në shtator të vitit 2014 i cili ishte kundër bojkotit të Partisë Demokratike dhe deklaratës se komisionerit Johanes Hahn një ditë më parë. Për të dyja këto deklarata Luçiano Boçi shkruan se janë në thelb të njëjta dhe ndryshon vetëm stili.

“Dhe atëhere na “u vërsulën” se po pengonim “reformat” e Ramës, sikurse sot. Nuk besoj se Fule kur u largua “harroi” deklaratën e tij në zyrë! Fule kështu fliste poshtë e lart, por në fund u provua se opozita pas bojkotit 6-mujor kishte plotësisht të drejtë”, shkruan Boçi.

Boçi shpjegon se përse komisioneri Shtefan Fyle e kishte gabim, ndërsa opozita shqiptare e kishte drejt. Ai përmend dekriminalizimin.

“Fule gaboi atëhere me bojkotin e opozitës!!!
Po Hahn?!
Po ecën në gjurmët e paraardhësit?!
Pse jo?
Faktet thonë po!
Krimit tani i është shtuar droga, korrupsioni, hajdutëria, Korça, Dibra, Kolonja.
Pra “ka ndryshuar” vetëm Komisioneri!”, vijon statusi i deputetit demokrat.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zgjodhi foltoren e Parlamentit për të komentuar deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn-it.

“Përshëndes qëndrimin e qartë dhe pa asnjë ekuivok të dy përfaqësuesve të lartë të BE, përfaqësueses së lartë të politikës s ëjashtme, Federica Mogherini dhe komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn, të cilët besoj se dje i vunë kapak çdo spekulimi dhe çdo gojëdhëne që gëlonte me ditë nga çadra e PD në lidhje me një të ashtuquajtur konspiracion mafioz, sipas të cilit të gjoithë ne që kemi votuar këtu në 21 korrik për reformën e madhe të drejtësisë, apo të gjithë ne që kësaj jave i dhame jetë kësaj reformeduke votuar institucionet përkatëse të vettingut jemi thjesht njerëz të kapur por dhe që kemi korruptuar dhe diplomatë perëndimor”, tha Bushati.

Kreu i diplomacisë e cilësoi si te paprecedentë qëndrimin e Lulzim Bashes dhe Partisë Demokratike ndaj ambasadorëve.

“Për herë të parë në 27 vite kemi një fushatë të orkestruar ndaj ambasadorit të SHBA, përfaqësuesve të vendeve mike të Shqipërisë, këtu. Nuk ka deklaratë më të turpshme në këto 27 vite të jetës pluraliste se ajo që kemi dëgjuar nga Lulzim Basha dje apo Sali Berisha sot. Në fakt janë deklarata që shprehin qartë panikun që ka një pjesë e politikës shqiptare, për një reformë e cila jo vetëm do të përmirësojë ndjeshëm mënyrën e funksionimit të institucioneve të shtetit të së drejtës në Shqipëri”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button