Politika

Reagon PD: Rama mbron kriminelët

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama në Forumin e Grave Socialiste.

“Për Edi Ramën, tipat si: tutorë, përdhunues, trafikantë droge, rrëmbyes personash, vrasës, nuk janë kriminelë. E thotë ditën kur çdo shqiptar, dhe veçanërisht çdo grua, vajzë, nënë, pret nga Edi Rama një ndjesë, një falje, pse ai mban në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtetin me përdhunues e tutorë. Nuk kërkon ndjesë, nuk u zë as emrin në gojë. Ndërkohë që rroshi e bushi, prenga e ndoka, e dhjetra e qindra si këta që gjenden në krah të Edi Ramës, janë plagët e realitetit sot”, thuhet në reagimin e PD.

Opozita akuzon kryeministrin se nuk ka mbushur me kriminelë vetëm partinë e tij, por edhe zyrat publike, institucionet dhe Parlamentin dhe sipas PD, Rama sfidon shoqërinë dhe ligjin me një kosto për të.

“Ku janë kriminelët? Në çdo zyrë të pushtetit të Edi Ramës. Edi Rama ka zgjedhur të sfidojë shoqërinë, ligjin, dekriminalizimin, cdo normë morali në vend, duke afruar me shpejtësi fundin e tij, e bashkë me të të tutorëve, vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve të drogës”, thuhet në reagim.

Related Articles

Nje koment

  1. Fashitet Sali Berisha lulezim bashauron shqipetaret per islamizmin te imponuar me dhune,lufte,vrasje,terror ne trojet shqipetare.Sali Berisha dhe kopeja e tij fashiste kerkon ti mbaje shqipetret ne roberine fashiste te islamizmit edhe 600 vjtet e ardhshem.Kjo eshtearsyeja qe grupi fashist i sali berishes nuk duan ta miratojne reforman ne drejtesi ne shqiperi.Reforma te miratohet pa grupin fashist t PD fashiste.SHBA,BE,NATo:te digjen te gjalle nipi i hajdutit Ahmat Zogu(sali fashisti i ngriti muzeum hajdutit,Hajduti mbron hajdutin)nexhmije hoxha,Fatos Nano,Ilir MEta,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla dhe kopeja fashiste e PD.PD jashte ligjit sot.Te sillen nga SHBA ose BE Prokurori i P,kryetari i gjykates se larte prokurore dhe gjykates ne qytetet e mbedhej ne Shqiperi.Parlamenti ta shpetoje popullin shqipetar nga roberia fashiste dhe terrorizmi ISIS i Sali berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button