☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 97.00 ▲1.54%
ARI 4,866 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,387 ▼ -1.9% ETH $2,236 ▼ -3.53% XRP $1.4652 ▼ -2.79% SOL $90.3600 ▼ -3.49%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Reagon Tom Doshi: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal. Të dekriminalizohet Kuvendi

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar deputeti Tom Doshi. Ai mbështet thirrjen e Ambasadës për dekriminalizimin e Kuvendit, por sipas tij duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek çdo deputet i thjeshtë.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi

“Tom Doshi nuk është i përfshirë kurrë në asnjë akt kriminal. Nuk kam përfituar kurrë padrejtësisht, dhe kurrën e kurrës nuk jam përshirë në akte kriminale kundrejt pronës apo individit. Kam arritur çdo gjë në jetën time në bazë të përpjekjes time të ndershme”, shkruan Tom Doshi.

Doshi shprehet se është i gatshëm të vërë në dispozicion të Ambasadave një video prej 37 minutash ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes së tij prej disa muajsh nga kriminelët e paguar, sipas tij, nga Ilir Meta.

“Le ta verifikojnë autenticitetin e videos dhe faktet tronditëse që pohohen aty”. Gjithashtu, ai kërkon dhe sjelljen e hetuesve profesionistë të gjykojnë së bashku me Prokurorinë Shqiptare këto akuza.

“Ditet e fundit Edi Rama më ka bërë ofertë që ta fsheh këtë krim duke me dhënë garanci se qeveria dhe partia do vazhdojnë të më mbështesin dhe se nuk do ketë masa ndaj meje. Unë nuk bëj pazare me askënd për jetën time dhe të fëmijëve të mi. Krimi duhet të hetohet dhe dënohet, ashtu sic Ambasadorët e nderuar shprehen në deklaraën e tyre. Jam i gatshëm të bashkëpunoj deri në fund me drejtësinë”,  mbyllet reagimi i deputetit Tom Doshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.