Amerika

Referendumi për BE, Johnson: Obama, një hipokrit

Boris Xhonson akuzoi presdientin amerikan Barak Obama se është një hipokrit, pasi shefi i shtëpisë së bardhë mbështet qëndrimin e Britanisë së madhe në BE.

Kryetari i bashkisë së Londrës, i cili është pro daljes së mbretërisë së bashkuar nga BE, deklaroi për BBC se amerikanët nuk do të pranon, madje as do të ëndrronin që të ndanin sovranitetin e tyre sic ka bërë Britania e Madhe. Pritet që presidenti amerikan të konfirmojë mbështetjen e tij për qëndrimin e Britanisë në BE gjatë vizitës që do të zhvillojë në Londër javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Obama është i gatshëm të ofrojë pikpamjen e tij, por do të theksojë me forcë se vendimi i takon votuesve britanikë. Mbështetja e Obamës, padyshim që i jep më shumë argumenta kryeministrit Dejvid Kameron që të bindë britanikët të qëndrojnë në BE, por sipas kreybashkiakut londinez Xhonson, historia amerikan tregon se SHBA nuk do ta ndante kurrë sovranitetin e saj, prandaj fjalët e Obamës tingëllojnë hipokrite.

“Nuk e di se çfarë do të thotë Obama, por nëse ky është qëndrimi i tij, atëherë është hipokrizi. Amerikanët nuk do ta bënin kurrë. Sigurisht që Obama është i lirë të shprehë mendimin e tij, por më duket tejet e cuditshme të marrim leksion nga amerikanët për dorëzimin e sovranitetit dhe kontrollit, ndërkohë që ata nuk firmosin konventën ndërkombëtare për ligjet e detit, pa folur për gjykatën ndërkombëtare kriminale”, deklaroi Xhonson.

Ky i fundit gjatë një mitingu në Mancester i tha mbështetësve të fushatës për të dalë nga BE, se largimi nga unioni është një alternativë e lavdishme ndaj një sistemi të bazuar tek tekat e burokratëve që nuk janë zgjedhur me votë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button