Politika

Reforma në drejtësi, Basha: Ofruam zgjidhje, por prej 17 ditësh refuzohemi pa arsye

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat mbi reformën në drejtësi, duke u shprehur se opozita i ka ofruar mazhorancës kompromis për këtë reformë, ndërsa është refuzuar.

“I kemi ofruar mazhorancës për të tretën herë kompromis për reformën në drejtësi. Por prej 17 ditësh përfaqësues të mazhorancës refuzojnë kompromision dhe nuk japin asnjë arsye se përse kjo zgjidhje është e papranueshme”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se Edi Rama po luan një lojë të dyfishtë, ku në njërën anë i thotë ndërkombëtarëve se është i gatshëm të miratojë çdo propozim, ndërsa në anën tjetër nuk jep asnjë arsye pse nuk e pranon ofertën e opozitës.

Së shpejti, tha Basha, Partia Demokratike do të bëjë publike për qytetarët ofertën e opozitës. “Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi, por fajin do t’ja lë opozitës. Nëse ka në plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë ‘kalë beteje të ngordhur’ i them se e ka gabim. Rama shpreson që më 21 korrik të drejtojë gishtin te opozita”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita ka dhënë zgjidhje të pranueshme në përputhje me Venecian. “Ne nuk kemi votat për të diktuar një reformë sipas Venecias, por deri në fund ngulmojmë te drafti i Venecias. Duam që rekomandimet e Venecias të materializohen plotësisht në draftin kushtetues”, tha Basha.

Për sa i përket propozimit të Xhafajt, Basha u shpreh se ai nuk është i ri, por është rrëzuar nga opozita që më 17 shkurt.

Related Articles

Nje koment

  1. Basha ti je nje pleh shqipetar besnik I fashizmit te hajduterise te Sali Berishes.Shqipetaret kane vendosur tu djegin te gjalle familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos M|Nanos,Ilir Metes,Sali Berishes,Lylezim Bashes,Bujer Nishanit Jozefina topallit,Kastriot Islamit,Noka Paloka.Pollo. dhe Plehrat e PD.Ju nuk doni ta miratoni reformen por ju do shpalleni armiqte me te ndyre te popullit shqipetar ne diten e vetme te bardhe ne ate te futjes ne Europe ku Shqiperia nuk ka qene kurre.Vazhdoni .88.88.88. …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button