☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 116.01 ▲3.2%
ARI 4,677 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,287 ▼ -1.7% ETH $2,083 ▼ -3.05% XRP $1.3053 ▼ -3.1% SOL $79.0800 ▼ -3.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.01 ▲3.2 % ARI 4,677 ▼0.17 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.01 ▲3.2 % ARI 4,677 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Reforma në drejtësi, Manjani: Komisioni i Venecias rekomandon konsensus nga politika

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë një prononcimi për mediat të martën, tha se Komisioni i Venecias rekomandon që politika të gjejë konsensus për reformën në drejtësi.

“Ajo që rekomandon Komisioni i Venecias është fare e qartë, konsensus politik për të ndërtuar një reformë gjithëpërfshirëse, për të ndërtuar një Kushtetutë minimaliste dhe të thjeshtuar. Kjo është ajo që thotë Venecia dhe për këtë mendoj se është momenti për të çelur dialogun politik”, u shpreh ministri, ndërsa shtoi se “kjo nuk është më një çështje ekspertësh”.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ministri Manjani shprehu vlerësimet më të larta për Ilir Rusmailin, ish-ministër i Drejtësisë në qeverisjen e Partisë Demokratike, dhe së fundi i emëruar nga Ministria e Drejtësisë në grupin e ekspertëve të lartë, të angazhuar për reformën në drejtësi.

“Rusmaili është një ndër konstitucionalistët më të mirë që ka vendi sot, në kuptimin e burimeve njerëzore, të trajnimeve dhe të eksperiencës në punë. Ai këtu nuk përfaqëson ministrin e Drejtësisë, në kuptimin politik, por përfaqëson veten e tij si ekspert. Ministri i Drejtësisë e ka propozuar për të kontribuar në hartimin e Kushtetutës dhe të amendamenteve kushtetuese, pas daljes së opinionit të Venecias”, u shpreh Manjani.

Deklarata e ministrit të Drejtësisë u bë pas një takimi të tij me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, takim ku ishin të pranishëm dhe ministrat e tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ministri e Integrimit dhe Edmond Haxhinasto ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.