☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,612 ▲0.85%
DOW 46,534 ▲0.89%
NASDAQ 22,007 ▲1.13%
NAFTA 89.93 ▼2.62%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,894 ▲ +2.76% ETH $2,165 ▲ +2.8% XRP $1.4137 ▲ +2% SOL $91.9000 ▲ +3.44%
S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, Qeveria dërgon në Kuvend variantin me 61 bashki

Bledi-Cuci1Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi sot se qeveria i përcolli Kuvendit për miratim hartën e re administrative me 61 bashki.

Ministri sqaroi se “Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend të gjitha materialet shoqëruese që lidhen me hartën e re, përfshirë këtu  dhe dokumentacionin e plotë me proçesin e konsultimeve për reformën territoriale”.

Ai tha se “kjo ishte një punë kolosale dhe se tashmë qeveria është gati tia dorëzojë Kuvendit  p⌂r të vijuar me proçesin e vendimarrjes”.

I pyetur për çështjen e Himarës, ministri Çuçi se “Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri dhe se ajo i përket Shqipërisë”.

“Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përvec 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme”, sqaroi Ministri.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale pak ditë më parë miratoi hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki. Pasi shqyrtoi mendimet dhe opinionet e shprehura nga organet e njësive të qeverisjes vendore si dhe propozimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Komisioni Parlamentar i shtoi 14 bashki të reja variantit me 47 njësi vendore, miratuar dy muaj më parë për konsultim.

Bashkitë që i janë shtuar variantit me 47 njësi vendore janë, Fushë – Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Prrenjas, Roskovec, Ura Vajgurore, Poliçan, Selenicë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.