Politika

Reforma territoriale, Wilton: Administratorët, rol kryesor për funksionimin e bashkive; Veliaj: S’ka ndasi politike

Reforma territoriale dhe decentralizimi i funksioneve ka qenë kryefjala e aktivitetit të zhvilluar ditën e martë, në Hotel Sheraton, që mblodhi në një tryezë të përbashkët të organizuar nga OSBE, administratorë të bashkive të Tiranës, Elbasanit e Durrësit.

Robert Wilton, zv/kryetari i prezencës së OSBE-së iu drejtua administratorëve duke  thënë që janë ata që janë ekspertët dhe kanë në dorë fatin e qytetarëve, për të zhvilluar apo jo vendin.

“Ne besojmë në rëndësinë e qeverisjes vendore dhe besojmë në rëndësinë e një sistemi funksionues për qeverisjen vendore. Për ne, qeverisja vendore nuk janë vetëm vijat në hartë por demokracia funksionuese, e cila varet nga njësitë vendore dhe niveli qëndror e vendor i qeverisjes. Varet nga kapaciteti i njësive vendore dhe resurset që janë ofruar për mirëfunksionimin e tyre. Reforma territoriale ka qenë një hap i rëndësishëm për mirëfunksionimin e demokracisë në Shqipëri, por për ne si OSBE, hapi më i nevojshëm është hapi i  dytë, decentralizimi. Ne kemi bashkpunuar me ministrin Çuçi për hartimin e strategjisë për reformën dhe jemi aktivë në Shqipëri, me kryetarët e bashkive të reja dhe në terren”, tha Wilton.

Workshop informativ.Foto Flor Abazaj (5)Duke iu drejtuar admistratorëve të njësive bashkiake të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, të cilët ishin të pranishëm në aktivitet, Wilton tha se “ju jeni profesionistët dhe njësitë administrative janë thelbësore për mirëfunksionimin e bashkisë. Ju jeni qeliza bazë që siguroni shërbimet për qytetarët”.

Sakaq, ai përmendi mbështetjen për qeverinë shqiptarë, një ndihmë afatgjatë për të ndihmuar në qeverisjen vendore.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “unë besoj se edhe vetë OSBE pranon suksesin e reformës territoriale, për të mos thënë që ishte një hap i vonuar”.

“Asnjë proces nuk shkon vaj. Ka disa gjëra që nuk shkojnë e disa gjëra që shkojnë shumë mirë. Një nga gjërat që ka shkuar mirë është mosndërprerja e shërbimeve”, tha ai.

Workshop informativ.Foto Flor Abazaj (2)Veliaj e konsideroi marrëveshjen me administratorët e bashkisë një lloj kontrate besimi me qytetarët.

“Unë besoj se marrëveshja nënkupton që secili prej nesh do të vlerësohet në bazë të performancës së gjithësecilit. Besojmë se trajnimi sot është për të rritur performancën dhe për ta na bërë më të dobishëm. Gjendja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar sa i përket mundësive, por është fillimi i mundësive të reja, për një proces kreativiteti që mund të ofrojë shërbimet me kosto më të ulët”, vijoi ai.

Veliaj theksoi se, në lidhje me administratorët të cilët janë përfaqësues të partive të ndryshme, ky është momenti për t’u bashkuar, dhe sipas tij, nuk ka pengesa mes tyre, për bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button