Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,963 ▲1.12%
DOW 48,519 ▲0.62%
NASDAQ 23,613 ▲1.85%
NAFTA 92.50 ▼6.64%
ARI 4,850 ▲1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,411 ▲ +2.72% ETH $2,328 ▲ +4.16% XRP $1.3676 ▲ +1.85% SOL $84.9300 ▲ +1.71%
S&P 500 6,963 ▲1.12 % DOW 48,519 ▲0.62 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.50 ▼6.64 % ARI 4,850 ▲1.73 % S&P 500 6,963 ▲1.12 % DOW 48,519 ▲0.62 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.50 ▼6.64 % ARI 4,850 ▲1.73 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Reforma zgjedhore- Kuvendi voton të enjten përbërjen e komisionit

Kuvendi pritet të miratojë të enjten në seancë plenare përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, i ngritur me një vendim të parlamentit në seancën e fundit (21 dhjetor) të sesionit të kaluar. Detyrë e komisionit është hartimi i amendamenteve për ligjin zgjedhor, si dhe trajtimi i rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe ato vendore të vitit 2015.
Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike, ndërsa anëtarësia e tij ka përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës, me nga pesë anëtarë. Komisioni do e ushtrojë veprimtarinë për një afat tremujor nga data e mbledhjes së parë te tij.
Tashmë janë bërë publike pothuajse të gjithë emrat me të cilët do të përfaqësohen partitë parlamentare në komision. Shumica parlamentare propozon për bashkëkryetar të komisionit, Bashkim Finon (PS), ndërsa anëtarë deputetët Vasilika Hysi (PS) dhe Ulsi Manja (PS) dhe pak më parë u bë i njohur dhe emri i përfaqësuesit të LSI-së, Petrit Vasili. Ndërkohe, pritet të zyrtarizohet anëtari i PDIU-së.
Opozita parlamentare nga ana e saj i ka bërë të njohur emrat me të cilët do të përfaqësohet në kete komision, bashkëkryetar Oerd Bylykbashi (PD) dhe anetare Arben Ristani (PD), Eduard Halimi (PD) e Gent Strazimiri (PD). Një vend i opozitës në komision i takon Partisë Republikane, që pritet të propozojë kryetarin e saj, Fatmir Mediu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.