Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,276 ▼ -1.15% ETH $2,181 ▼ -1.94% XRP $1.4167 ▼ -1.29% SOL $86.7100 ▼ -3.04%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Politika

Reforma zgjedhore/ Rama, ftesë publike për dialog drejtuesve të opozitës joparlamentare

Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot një ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu.

“Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithsesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.