🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,892 ▼ -0.06% ETH $2,053 ▼ -0.17% XRP $1.3197 ▲ +1.78% SOL $80.3800 ▲ +1.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Refugjatët, dështojnë planet e BE; Unioni, premtime në ajër dhe asgjë konkrete

Teksa udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhdojnë luftën e fjalëve mbi çështjen e emigracionit, të dhënat tregojnë se premtimet e tyre për zgjidhjen e krizës mbeten ende në ajër.

Skema e zhvendosjes së refugjatëve është e pamjaftueshme dhe do të vazhdojë të dështojë, pasi nga 160 mijë azilantë që duhej të ishin shpërndarë nëpër vendet e Unionit, vetëm 660 prej tyre janë akomoduar.

Ndërkohë që shifrat janë bërë tronditëse, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në Europë kanë hyrë 30 herë më shumë refugjatë se një vit më parë.

Shtatorin e kaluar, në një samit të ngjashëm me atë që do të mbahet ditën e hënë për këtë çështje, u hartua plani që u cilësua si vendimtar për të shpërndarë në vendet e bllokut 160.000 sirianë, të cilët si stacion pritje kishin Italinë dhe Greqinë.

Por, sipas të dhënave të Komisionit Europian, 17 nga shtetet anëtare kanë hapur deri më tani 6,642 vende të lira, rreth 4% të totalit të premtuar.

Politikanët, zyrtarët dhe punonjësit e ndihmave thonë se skema, në të cilën Britania vendosi të mos mos bashkohet, është burokratike dhe mbi të gjitha edhe nëse plani zbatohet me përpikmëri, nuk do të japë efekt duke patur parasysh numrin e lartë të refugjatëve që vijojnë të vijnë në Europë.

Po ashtu, edhe të ashtuquajturat “pika të nxehta” të refugjatëve paraqesin probleme administrative. Ballkani perëndimor, i cili deri tani i ka lejuar refugjatët të kalojnë tranzit, tani gjendet përballë frikës se mijëra refugjatë të stacionuar aty për shkak të mbylljes së kufijve mund të zgjedhin të qëndrojnë në këto vende.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.