🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,955 ▲ +0.06% ETH $2,055 ▼ -0.07% XRP $1.3205 ▲ +1.72% SOL $80.4600 ▲ +1.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Refugjatët, ftesa e Tusk: Bisedime për mbylljen e itinerarit ballkanik

Shumica e takimeve europiane për krizën kanë prodhuar rezultat në letër, por jo dhe aq në terren. Megjithatë, Donald Tusk është optimist në gjetjen e një konsensusi mbi krizën e refugjatëve në samitin e kësaj të hëne, BE-Turqi, në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Europian u angazhua maksimalisht, që ky event të rezultojë në një strategji gjithëpërfshirëse, e cila të ndihmojë në uljen e fluksit të emigrantëve, e për këtë arsye zhvilloi ditët e fundit një tur diplomatik në kryeqytetet përgjatë itinerarit ballkanik.

Tusk vizitoi Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë. Të premten ishte edhe në Serbi. Qeveritë e të gjitha këtyre vendeve janë të mendimit se, refugjatët nuk duhen lejuar të kalojnë më tranzit drejt Gjermanisë apo shteteve skandinave, thuhet në ftesën e tij për samitin e së hënës.

“Me këtë mbyllet itinerari ballkanik”, të cilin e përshkuan vitin e kaluar qindra mijëra refugjatë, për të hyrë në vendet e BE-së. Zyrtari i lartë përforcon në të njëjtën kohë qëndrimin e tij se, Europa duhet të kthehet te qarkullimi i lirë i “Schengen”-it.

Vëmendja po përqëndrohet tani te bashkëpunimi me Ankaranë, nga e cila pritet ndihmë në uljen e numrit të refugjatëve të rinj që hyjnë në Greqi. Si shpërblim janë planifikuar ndihma miliarda euroshe dhe liberalizimi i vizave për Turqinë, që duhet të pranojë mes të tjerash shumë më tepër emigrantë të kthyer mbrapsht, të cilët nuk gëzojnë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.