☁️
Tiranë 7°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.46 ▲0.76%
ARI 5,096 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,550 ▲ +0.28% ETH $2,083 ▲ +1.17% XRP $1.3856 ▼ -0.3% SOL $86.9400 ▲ +0.05%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.46 ▲0.76 % ARI 5,096 ▼0.59 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.46 ▲0.76 % ARI 5,096 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Bota

Refugjatët, pre’ e trafikantëve

Që prej takimit të organizuar nga Austria me shtetet ballkanike në Vjenë, itinerari i deritanishëm i refugjatëve në Ballkan është thuajse i mbyllur, e kjo i shtyn si të ardhurit vetë ashtu edhe kontrabandistët të kërkojnë për rrugë të tjera.

Me këmbënguljen e Austrisë kalojnë kufirin çdo ditë më pak se 600 refugjatë. Për këtë arsye rrugët ballkanike janë mbyllur për afganët dhe të tjerët. Por shefi i UNHCR-së në Beograd, Hans-Friedrich Schodder thotë se një zhvillim i tillë u jep shumë dorë trafikantëve. Duke qenë se tani një numër i madh njerëzish e shohin si të pamundur vazhdimin e udhëtimit në mënyrë legjitime, ata nxiten drejt kontrabandistëve dhe për rrjedhojë, shfrytëzohen.

Është diçka që ne e shohim çdo ditë, shton ai. Shqipërinë, një situatë e tillë, e lë mjaft të ekspozuar. Sa më i mbyllur të jetë itinerari kryesor, aq më joshëse bëhen kalimet e tërthorta. Deri tani, në Shqipëri janë kapur vetëm pak pakistanezë. Krejt ndryshe qëndron puna në kufirin serbo-hungarez. Policia hungareze ka regjistruar qysh nga fillimi i vitit rreth 3.200 kalime ilegale të kufirit. Qeveria në Budapest do tani ta zgjerojë gardhin kufitar 175 km, të gjatë edhe në drejtim të Rumanisë.

Qoftë përmes Bullgarisë për në Serbi, apo përmes Ukrainës ose nga Greqia në Shqipëri e që këtej drejt Italisë, ata që e kanë një qëllim në mendje, e gjejnë një mënyrë për të kaluar, thotë Berndt Körner, zv/shef i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufirit, FRONTEX.

Körner thekson se përpos një përjashtimi të vetëm, në të gjitha itineraret që agjensia mbikqyr në hapësirën europiane, vërehet sërish rritje e lëvizjes së emigrantëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.