Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,902 ▲ +0.14% ETH $2,053 ▼ -0.38% XRP $1.3179 ▲ +1.61% SOL $80.0000 ▲ +1.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Refugjatët, Tusk përgatitet për bisedime me Erdoanin

Një ditë pasi paralajmëroi nga Greqia emigrantët që t’i qëndrojnë larg Europës, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, përgatitet për bisedime me kreun e shtetit turk Rexhep Taip Erdoan.

Blloku tashmë i ka hedhur të gjithë shpresat tek Ankaraja për frenimin e fluksit njerëzor drejt Kontinentit të Vjetër. Tusku një ditë më parë ngriti dhe idenë e dërgimit mbrapsht me anije të emigrantëve që mbërrijnë në shtetin helen nga Turqia, sepse vetëm kështu, tha ai, do të goditet modeli i biznesit të trafikantëve.

“Mos u besoni trafikantëve. Mos rrezikoni jetët dhe paratë tuaja, sepse nuk ka asnjë vlerë”, u shpreh Tusk.

Presidenti i Këshillit Europian është angazhuar në një aktivitet të intensifikuar diplomatik përpara samitit BE-Turqi që mbahet të hënën. Me mijëra refugjatë dhe emigrantë vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë në ishujt grekë nga brigjet turke, por qëllimi i tyre për të mbërritur destinacionet e preferuara në veri të Europës tashmë frenohet nga kontrollet e shtuara kufitare. Mbi 25.000 vetë janë aktualisht të bllokuar në kufirin grek me Maqedoninë, çka rrit frikën e një krize humanitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.