🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.66 ▲11.53%
ARI 4,700 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,960 ▼ -1.58% ETH $2,069 ▼ -3.08% XRP $1.3128 ▼ -2.45% SOL $79.2400 ▼ -4.4%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Refuzimi i “Telekom Serbia”, Vuçiç: Do të flas me Ramën

Në mesin e raporteve se Shqipëria nuk do që Serbia të investojë në kompaninë e saj kryesore të telekomunikacionit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai do të bisedonte mbi këtë çështje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Presidenti serb tha se ai do të bisedojë me homologun e tij për investimin e planifikuar të Telekom Serbia: “Do të flas me Ramën sot apo nesër dhe shpresoj ta zgjidh këtë situatë”.

Deklaratën, Vuçiç e bëri në një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Beograd. Kompania shtetërore serbe e Telekomit në tetor konfirmoi interesin e saj në blerjen e Telekom Albania, që aktualisht është në pronësinë e Deutsche Telekom.

Telekom Serbia do të donte ta poziciononte vendin si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albanias, tha kompania serbe për BIRN. Sidoqoftë, mundësia e një investimi serb në telekomunikacionin shqiptar nuk është e mirëpritur. Sipas Presidentit serb, duke refuzuar investimin dhe paratë serbe, Shqipëria rrezikon të japë një mesazh të gabuar.

“Nuk ka kufizime të tilla në vendin tonë. Kushdo që do të krijojë një klimë pozitive nuk mund të bëjë dallimin se nga vijnë paratë, nëse janë serbe apo gjermane”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të përditshmes serbe Danas, Telekom Serbia ka ofruar 61 milionë euro për Telekom Albania. Ministri serb i Telekomunikacionit, Rasim Lajic, tha ndërkohë se planet për investim në Shqipëri ishin një lëvizje e mirë dhe logjike që flet për fuqinë dhe potencialin e një kompanie të brendshme që synon të bëhet lider i telekomunikacionit në Ballkan. Sipas tij, oferta për blerjen e Telekom Albania nuk do të thotë se shteti serb ka hequr dorë nga planet për shitjen e Telekom Serbia dhe se marrëveshja mund të rriste vlerën e saj.

Shtatë vitet e fundit, qeveria serbe është përpjekur të privatizojë Telekomin dy herë, por ofertat nuk janë pranuar nga autoritetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.