Kosova

Reuters: Rama dhe Vuçiç përplasen për Kosovën

rama-vucic-594x350E cilësuar si një kapitull i ri në historinë e Ballkanit, vizita e parë e një udhëheqësi shqiptar në Serbi pas 68-vjetësh, u kthye në një përplasje televizive mes kryeministrave mbi pavarësinë Kosovës.
Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” shkruan se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e kombit dhe besimit të tij, por shumica e 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë, që formuan shtetin e tyre në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, pothuajse një dekadë pasi NATO hyri në luftë për të ndalur një valë të madhe të spastrimit etnik.
“Ne kemi dy pozicione krejtësisht të ndryshme në Kosovë, por realiteti është një dhe i pandryshueshëm”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë televizive për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.
Por Vuçiç tha se ai nuk e kishte pritur një “provokim” të tillë. “Sipas kushtetutës Kosova është Serbi dhe unë jam i detyruar të them se askush nuk mund të poshtërojë Serbinë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button