🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,566 ▼0.15%
DOW 46,427 ▼0.3%
NASDAQ 21,798 ▼0.2%
NAFTA 111.75 ▲11.62%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,762 ▼ -1.86% ETH $2,049 ▼ -3.75% XRP $1.3001 ▼ -3.61% SOL $78.8300 ▼ -6.03%
S&P 500 6,566 ▼0.15 % DOW 46,427 ▼0.3 % NASDAQ 21,798 ▼0.2 % NAFTA 111.75 ▲11.62 % ARI S&P 500 6,566 ▼0.15 % DOW 46,427 ▼0.3 % NASDAQ 21,798 ▼0.2 % NAFTA 111.75 ▲11.62 % ARI
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rikthehet projekti i HEC “Skavicës”, nis hartimi i studimit të fizibilitetit

Projekti i hidrocentralit të Skavicës është rikthyer edhe një herë në tryeza teknike për të parë mundësinë  e zbatimit të tij. Këtë të martë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri me dije se ka nisur puna për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë projekt si dhe për të bërë vlerësimin social-mjedisor të tij. Grupi i konsulentëve të grupi i konsulentëve të Konsorciumit IPF6 (Infrastructure Project Facility) me financimin e ËBIF (Ëestern Balkan Investment Frakmeëork) ka në fokus të tij projektin “Skavica Hydro Poëer Plant: Feasibility Study and ESIA.  KY grup do të përgatisë Studimin e Fizibilitetit dhe do të realizojë Vlerësimin e Ndikimit Social-Mjedisor dhe në fund të periudhës 21 mujore që të japë opsionet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Drin.

Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit. Ai u projektua  në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, ndërkohë që në total në këtë kaskadë ishin projektuar pesë HEC-e. Në renditje do të ishin Skavica, Fierza, Vau i Dejës, Komani dhe Bushati. Hidrocentrali i parë dhe I fundit i kaskadës nuk gjetën zbatim.

Fillimisht Skavica u planifikua që të ndërtohej me një fuqi të instaluar 350 megavat por ky variant u përgjysmua në një tjetër studim që bëri pak vite më parë kompania SOGREA e cila u zgjodh nga qeveria Berisha për të bërë studimin e varianteve më të përshtatshme për ndërtimin e këtij HEC-i. Në atë kohë projekti i zgjedhur për hidrocentralin e Skavicës parashikonte një fuqi të instaluar prej rreth 170 megavat. Madhësia e hidrocentralit, krahasuar me projektin e vjetër  u ul, pasi kompania “SOGREA” dhe KESH-i kërkuan një projekt që do të merrte parasysh edhe pjesën sociale, duke minimizuar mundësitë e përmbytjeve në zonë, si dhe për të pasur një kaskadë të sigurt.

Për Skavicën ka pasur interes edhe më vonë nga kompani të huaja. Në vitin 2014 përfaqësuesit e dy kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” shfaqën interes për ndërtimin e Skavicës. Në vitin 2016 do të prezantoheshin dy opsione të tjera ku njëri prej tyre parashikonte ndërtimin e dy hidrocentraleve ku i pari në 445 metra mbi nivelin e detit të quajtur Katund i Ri dhe i dyti Skavica, në kuotën 395 metra mbi nivelin e detit. Investimi për të dy HEC-et llogaritej në 348 milionë euro dhe një prodhim vjetor në rreth 649 milionë kWh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.