☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.18 ▲1.26%
ARI 4,584 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rinis sot transporti detar i pasagjerëve me dy faza, nga 1 korriku i hapur për të gjithë qytetarët

Pas njoftimit një ditë më parë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për hapjen e transportit detar të pasagjerëve, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar qytetarët se hapja do të kryhet në dy faza.

Në fazën e parë që nis sot, shtetasit shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.

Në fazën e dytë, bazuar në dispozitat aktuale të BE-së, nëse s’do të ketë të papritura,  nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Autoriteti Portual i Durrësit po ashtu shprehet se “lejohen gjithashtu të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqipëri për arsye pune”.

Kështu, lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumente te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE. Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqipëria.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

Përmes një njoftimi për shtyp, ministria njoftoi se i gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.