🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,632 ▼ -0.42% ETH $2,054 ▼ -1.45% XRP $1.3114 ▼ -0.69% SOL $79.3600 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rishikimi i buxhetit, Cani: Jemi optimistë për gjallërimin e ekonomisë

Ministri-i-Financave-Shkelqim-Cani-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot optimist në Kuvend për gjallërimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se rritja ekonomike po jep reagim pozitiv nga tremujori në tremujor.
“Ne jemi optimistë se situata e përgjithshme po ndryshon. Po shohim një ekonomi shqiptare që ka nisur të japë shenjat e gjallërimit, ndërsa rritja ekonomike ka filluar reagimin pozitiv me përshpejtimin nga tremujori në tremujor”, u shpreh ministri Cani gjatë prezantimit në parlament të aktit normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014.
Duke u ndalur tek shifrat, kreu i Financave tha se janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milion dollarë më shumë të ardhuara se programi fillestar, ndërkohë që vetëm si 8-mujor të ardhurat e buxhetit 2014 janë 260 milion dollarë më shumë se të ardhurat e realizuara krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, duke shënuar një diferencë shumë të ndjeshme.
“Shuma prej 32 milion dollarësh do të shkojë në dobi të qytetarëve dhe të ekonomisë shqiptare. Me këto që thashë ne nuk kemi arritur majat, por me të duam t’u tregojmë mosbesuesve se modeli ekonomik që kemi zgjedhur është ai i duhuri dhe që siguron rritje të ekonomisë dhe nxjerrje të saj nga kolapsi”, u shpreh ministri Cani sot në Kuvend.
Akti normativ i qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014 synon arritjen e tre objektivave të rëndësishëm. Ai zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë leke; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliardë leke; si dhe ul nivelin e deficitit buxhetor nga 6.6 % e PBB, në 6.3% të PBB

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.