Rita Ora shijon prezantimin e Stella McCartney
Ja çfarë ka veshur këngëtarja e famshme në festën e stilistes Stella McCartney, gjatë javës së modë në Londër.

Jemi mësuar me veshje të guximshme e plot ngjyra që rrisin temperaturën në paraqitjet e saja. Por, këtë herë në festën e organizuar nga stilistja Stella McCartney, vajza e këngëtarit Paul McCartney, Rita kishte zgjedhur një set kostumi i zi, të hapur para dhe më konservativ, krahasuar me çfarë vesh zakonisht.

Rita, e cilësuar apo përshkruar si shkëlqimi urban, ishte vetëm një prej emrave të famshëm që shijuan prezantimin e Stella McCartney Green Carpet Collection në British Royal Institute.









Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.