Rivlerësim për familjet që kanë hyrë dhe kanë dalë nga skema ekonomike
Në statusin e tij kreu i qeverisë sjell një rast të ndodhur në qytetin e Korçës, ku personat të cilët duhet të kishin ndihmë ekonomike nuk e përfitonin atë.
Kryeministri Rama shkruan, “majtas mjediset e brendshme të shtëpisë së N.B në Korçë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas mjediset e R.Ç po në Korçë, që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.B është përjashtuar dhe R.Ç është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë”.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.