Kosova

Roth: Ka rezultate, por po presim raportin e KE-së për vizat

MSA, liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi rajonal ishin në qendër të takimit të sotëm mes ministrit të Integrimeve Evropain, Bekim Çollaku dhe ministrit të Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Harlem Desir dhe ministrit të Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.

Gjatë takimi, ministri Çollaku shprehu falënderimin për vëmendjen që Franca dhe Gjermania po i kushtojnë zhvillimeve në Kosovë, por edhe në rajon.

“Diskutuam se si ne mund të shfrytëzojmë më së miri Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për të avancuar përpara reformat evropiane dhe për të sjellë Kosovën më afër anëtarësimit në BE. Përveç kësaj, kam përdorur këtë mundësi për t’i prezantuar drejtpërdrejtë z. Desir dhe z. Roth punën që kemi bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe kam kërkuar mbështetjen e tyre për të përfunduar këtë proces së shpejti. Më erdhi mirë që përfaqësuesit e lartë konfirmuan që nuk presin më raporte të tjera, por që hapi i radhës që presin është propozimi nga Komisioni Evropian për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës”, shprehet ministri Çollaku në rrjetin social Facebook.

Ai shtoi se i kemi kushtuar vëmendje të veçantë edhe çështjeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, që përbën një komponentë të rëndësishme të procesit të integrimit në BE.collaku

“Ishte mundësi e mirë edhe për të diskutuar rreth përgatitjeve për samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Paris në korrik. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm dhe ne kemi gatishmërinë e plotë të japim kontributin tonë. Një nga rezultatet që ne shpresojmë të arrijmë bashkërisht është krijimi i një Zyre Rajonale për Bashkëpunim Rinor, që do të sjellë një nivel tjetër në kuadër të bashkëpunimit rajonal”, shprehet Çollaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button