Kosova

Rrahje dhe shpërthim në Veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 6:30 afër pastiqerisë ‘London’, që ndodhet në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve të konsiderueshme nuk ka të lënduar në njerëz.

rrahje-dhe-shp-euml-rthim-n-euml-veri-t-euml-mitrovic-euml-s_hdDyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore M75, ndërsa janë dëmtuar gjithsej 9 automjete, si dhe dritaret në disa prej banesave përreth këtij lokacioni.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se këtij shpërthimi i ka paraprirë një rrahje masive mes dy bandave nga Mitrovica dhe Zveçani që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin ‘Crna Dama’ në veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë më shumë persona.

Sipas këtyre burimeve, rrahja ka zgjatur më shumë se 20 minuta, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe një familjar i njërit nga eprorët policor të veriut, andaj edhe policia nuk e ka regjistruar fare incidentin.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar shpërthimin për KosovaPress, duke thënë se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces.

“Jemi duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm, mbase pritet të shikohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që do të na ndihmonin shumë në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ai ka mohuar të ketë ndodhur mbrëmë ndonjë rrahje e cila do t’i paraprinte këtij incidenti, duke thënë se diçka e tillë nuk është paraqitur në polici. /kp/

Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një ëmbëltore, pronari i së cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuara në afërsi, kurse  copat e xhamave të veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button