☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.53 ▼1.31%
ARI 4,593 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,449 ▼ -1.56% ETH $2,027 ▼ -1.46% XRP $1.3100 ▼ -3.25% SOL $81.8100 ▼ -2.9%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.53 ▼1.31 % ARI 4,593 ▲0.79 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.53 ▼1.31 % ARI 4,593 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Rrëfimi i serbes që vizitoi Kosovën: Polici shqiptar dhe ai serb përqafoheshin

Një udhëtare serbe tregon eksperiencën nga udhëtimi nëpër Kosovë. “Njerëzit zgjoheshin, dhe polici kosovar hyri në autobus…”

Ishte agim, diku kah ora 4 e mëngjesit kur autobusi i transportuesit “Kollashin” i cili i transportonte udhëtarët e organizatës “Shoqata e gjakovarëve” arriti në kufi. Sytë i kisha “si të hutit”, siç thuhet.

Njerëzit zgjoheshin, derisa polici kosovar hynte në autobus. Shkurt tha “Mirëmëngjesi” në gjuhën e kuptueshme serbe, e më pas filloi t’i kontrollojë dokumentet.

Vazhduam rrugën për në Deçan pa përcjellje. Pas vizitës në kishën e Deçanit, përsëri pa përcjellje (dhe pa kurrfarë problemi) vazhduam rrugën për në Patrikanën e Pejës. Diku në mes të rrugës na takoi patrulla e policisë. Dhe kur e panë se autobusi ishte me serb u bashkëngjitën kolonës dhe na shoqëruan deri në Patrikanë.

Në hyrje të Patrikanës së Pejës gjendej polici i Kosovës, i cili në mënyrë miqësore e përshëndeti vozitësin tonë. Ata na përshëndetshin sikur të ishim të tyre.

Në kthim për në Beograd në kufi derisa autobusi qëndronte në kolonë, shikoja dhe dëgjoja skenën të cilën nuk e kisha besuar sikur të më kishte treguar dikush.
Polici serb me shenjat e MUP’it të Serbisë dhe polici i Kosovës qëndronin të përqafuar afër punktit. Qesheshin dhe talleshin me zë. I mëshonin njëri tjetrit nëpër shpinë duke qeshur.

E si të mos çuditesh? Shqiptari dhe serbi, në një gjë të njëjtë, të dy kolegë policë. Por, thonë e urrejmë njëri tjetrin. A është kjo e vërtetë? Apo politikë ditore…
Kur edhi radha te autobusi ynë, hyri polici kosovar në autobus me shprehje serioze në fytyrë dhe pyeti:

“Shqip apo serbisht?”

Kur i vërejti fytyrat e shqetësuara të udhëtarëve tha:
“Po tallem… Mirëdita, a jeni lodhë?”
E pyesja veten, ku është ajo jo tolerancë? Sepse, “ne na urrejnë të gjithë? Na keqtrajtojnë, na kontrollojnë në detaje, janë të pasjellshëm” , çfarë nuk na bëjnë…. Kështu së paku flitet në opinion.

Por, doli ajo thënie: tregimet janë diçka, ndërsa realiteti diçka tjetër…Këtë herë realiteti na ka befasuar për të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.