☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.13 ▼0.42%
ARI 4,908 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,658 ▼ -1.53% ETH $2,254 ▼ -2.82% XRP $1.4758 ▼ -2.08% SOL $91.4500 ▼ -2.09%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rrëfimi pa dorashka i ministres Gjosha: Fjalët që më thotë im bir kur dal nga shtëpia

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në “Këndin e Ekselencës” në studion e emisionit Vila 24 në News 24 ndau me publikun disa të vërteta të jetës së saj, se si e menaxhon ditën mes punës e familjes, aq më shumë në kohë fushate.

Gjosha thotë se shpeshherë i është dashur të sakrifikojë qëndrimin me djalin e saj Luis, ndërsa falënderon bashkëshortin për përkujdesin që ka ndaj të birit, në kohën kur ajo mungon në shtëpi.

“Pa të nuk do kisha pasur mundësi të arrija këtu ku jam. Ai e merr e çon në kopësht, ka luajtur një rol kryesor me djalin ndryshe jo fushatë që s’bëja dot, por as detyrën si ministre. Kemi edhe ndihmën e gjyshërve”,- tha ajo më tej, raporton BalkanWeb.

Ajo tregon edhe një moment të veçantë para se të sillte në jetë djalin. “Kam qenë në mbledhje deri pak momente para se të vinte në jetë Luisi. U kthye edhe në batutë në mbledhje se thoshja kam edhe pak kohë, kam edhe pak kohë”,- tregon ministrja, raporton BalkanWeb.

Ministrja e LSI thotë se i biri është tashmë 2 vjeç e 8 muaj dhe është mësuar me idenë që ajo është shumicën e kohës jashtë shtëpisë.

“Në 2015 e kam marrë me vete në një fushatë intensive në qarkun e Korçës, ka qenë fare i vogël, vetëm 7 muajsh. Këto momente e kanë bërë më të fortë. Ai ka një shprehje që e përdor tani: Mami prapë tek puna? Kështu thotë kur më sheh që dal nga shtëpia. Na ndajnë edhe pak kohë nga zgjedhjet dhe unë mezi pres që më pas të gjej pak kohë që t’i përkushtohem djalit”,- thotë ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.