☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,147 ▼ -4.17% ETH $1,988 ▼ -3.87% XRP $1.3296 ▼ -2.5% SOL $82.9600 ▼ -4.28%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rrëshqitje e Taulant Ballës, rikthen tek “inceneratori” njeriun e dy Klodëve

Kur ke thënë “incenerator” në rrethin e ngushtë të kupolës së socialistëve zëre se ke thënë “burg”. Prandaj kush ka të bëjë, qoftë edhe kalimthi me këtë punë e mat mirë… firmën. Siç ka bërë sot Taulant Balla që ka marrë dy vendime njëri pas tjetrit për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Shkak është bërë e kaluara e drejtorit të parë, Ferdinand Tarazhi. Nuk dihet se kush ia rekomandoi Taulant Ballës emrin e Tarazhit, por pasi mori vendimin e pa veten të implikuar në aferën më të madhe të korrupsionit të këtyre 30 viteve të fundit, atë të inceneratorëve.

Sepse Ferdinand Tarazhi kishte punuar më parë si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, që është kompania që menaxhoi para sekuestrimit inceneratorin e Tiranës.

Pra, Tarazhi ishte drejtor i inceneratorit para sekuestrimit të urdhëruar nga SPAK. Pas sekuestrimit, Taulant Balla e emëroi si drejtor të Agjencisë që menaxhon inceneratorin. Nga selia e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk la t’i ikte ky rast dhe denoncoi menjëherë në konferencë.

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave” u shpreh Këlliçi.

Sipas Këlliçit, pas këtij vendimi qëndron Erjon Veliaj, që siç u shpreh ai “nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij”.

Vendimin e Ballës, Këlliçi e interpretoi edhe si konfirmim të rrëfimit të Arben Ahmetajt që tha se Veliaj ishte pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe ishte një mënyrë me të cilën kryebashkiaku do të vazhdonte të “siguronte transferimin e parave i pashqetësuar”.

Duket se Balla nuk e kishte llogaritur se do të bëhej pjesë e aferës së inceneratorëve, një çështje që ka ngrënë “kokat” e një ish-zv.kryeministri, një ministri, një deputeti dhe nuk dihet se ku do të përfundojë. Me urgjëncë ka shpërndarë lajmin se kishte bërë një emërim tjetër, duke u distancuar nga emri i parë.

“Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së. Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” thuhet në njoftimin e dytë që e ka eleminuar emrin e Tarazhit.

Reagimi i shpejtë i Ballës për një “patate të nxehtë” si ajo e inceneratorëve dëshmon se benefitet e pushtetit në Partinë Socialiste janë përmbysur. Tani, sa më pranë Ramës të jesh, aq më i kujdesshëm duhet të tregohesh pasi mund të përfundosh si mish për top në gojën e SPAK-ut, duke i dhuruar kryeministrit një shans tjetër për t’u mburrur mbi arritjet e reformës në drejtësi./Lapsi.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.