Bota

Rreziku nga Veriu, SHBA vendosin sistem anti-raketë në Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara kanë nisur vendosjen e pjesëve të para përbërëse të sistemit anti-raketë në Korenë e Jugut. Sistemi THAAD është projektuar për të siguruar mbrojtje nga Korea e Veriut.

Instalimi vjen një ditë pasi Veriu testoi 4 raketa balistike, duke shkelur sanksionet ndërkombëtare.

Mediat në Penian njoftuan se operacionet për instalimin e sistemit kanë filluar të hënën, me disa pjesë përbërëse që ishin transportuar në rrugë ajrore nga Shtetet e Bashkuara në një bazë ajrore në Seul.

Sipas të njëjtave organe mediatike, që citojnë burime ushtarake, sistemi mund të jetë operacional në fillim të prillit. Lajmi është konfirmuar edhe nga ushtria amerikane.

Por bashkëpunimi amerikano-korean ka irrituar shumë aktorë të rajonit aziatik, përfshirë këtu Kinën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang deklaroi të martën se Kina e kundërshton vendosjen e sistemit dhe do të marrë masat e duhura për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë.

Por përveç Kinës, kundërshti ka patur edhe nga vetë koreano-jugorët.

Shumë prej tyre janë të mendimit se sistemi mbrojtës do të kthehet në një objektiv sulmesh, duke vënë kështu në rrezik jetën e njerëzve që jetojnë pranë bazave ushtarake. Kundërshtarë të projektit kanë organizuar edhe protesta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button