Ekonomia

Rreziqet që mund të rrisin borxhin

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në të ardhmen.

Ministria e Financave analizoi së fundmi se ekspozimi i portofolit të borxhit ndaj risqeve është menaxhuar me sukses deri më tani. Ulja e peshës së titujve afatshkurtër dhe atyre me norma interesi të ndryshueshme në portofolin e borxhit të brendshëm, kanë qenë faktorët përcaktues në reduktimin e riskut të rifinancimit dhe riskut të normave të interesit.

Megjithatë, pavarësisht përmirësimeve në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj këtyre rreziqeve, struktura e borxhit të brendshëm mbetet ende e ekspozuar, duke e bërë të nevojshme vazhdimin e masave për ristrukturimin e mëtejshëm të portofolit. Ndërkohë, risku i kursit të këmbimit vijon të mbahet nën kontroll duke qëndruar ndjeshëm nën kufirin strategjik dhe atë të qëndrueshmërisë së borxhit. Me projeksionet e reja Ministria e Financave synon të çojë nivelin e borxhit publik në 60% të PBB-së më 2021.

Risku i rifinancimit

Një ndër objektivat kryesore të Strategjisë se Menaxhimit të Borxhit është reduktimi i riskut të rifinancimit kryesisht në portofolin e borxhit të brendshëm, pasi borxhi i jashtëm paraqet më pak risk duke qenë se është i përbërë nga instrumente me afat të gjatë maturimi dhe me profile amortizimi të shtrira gjatë në kohë.

Risku i rifinancimit në portofolin e borxhit të brendshëm është reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Treguesit që vlerësojnë këtë risk kanë evoluar në drejtim të objektivave strategjikë. Ndikim në përmirësimin e riskut të rifinancimit të borxhit të brendshëm ka pasur ulja e peshës së instrumenteve afatshkurtra me rreth 14.0 pp në harkun kohor të 5 viteve (nga 48.4% në fund të vitit 2013 në 34.4% në shtator 2018).

Risku i normave të interesit

Aktualisht normat e interesit të borxhit janë në nivelin më të ulët historik, ndaj rikthimi i tyre në trendin rritës do të krijonte probleme serioze në kostot e shërbimit të borxhit kryesisht. Treguesit e riskut të normave të interesit janë përmirësuar ndjeshëm duke qenë në linjë me objektivat strategjikë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e ekspozimit të këtij risku kanë qenë ulja e peshës së titujve afatshkurtër dhe atyre me norma interesi të ndryshueshme në portofolin e borxhit të brendshëm, përkatësisht me rreth 14.0 pp dhe 7.4 pp në harkun kohor të pesë viteve.

Përmirësimi i riskut të normave të interesit ka ulur ndjeshmërinë e borxhit nga goditjet e normave të interesit, duke reduktuar burimet që qeveria duhet të angazhojë në raste të tilla.

Risku i kursit të këmbimit

Ekspozimi ndaj riskut të kursit të këmbimit është mbajtur nën kontroll, pasi stoku i borxhit shtetëror në monedhë të huaj vazhdon të qëndrojë ndjeshëm nën kufirin strategjik dhe atë të  qëndrueshmërisë së borxhit.

Ekspozimi ndaj riskut të kursit të këmbimit është mbajtur nën kontroll, pasi stoku i borxhit shtetëror në monedhë të huaj vazhdon të qëndrojë ndjeshëm nën kufirin strategjik dhe atë të  qëndrueshmërisë së borxhit. Portofoli i borxhit shtetëror në monedhë të huaj gjatë viteve të fundit ka pasur tendencë diversifikimi në drejtim të uljes së peshës së monedhës Euro dhe rritjes së peshës së monedhave të tjera.

Pavarësisht këtij zhvillimi, portofoli i borxhit të jashtëm vazhdon të jetë i përqendruar në mbi 60% në monedhën Euro, duke e bërë atë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të kësaj monedhe. Megjithatë, përqendrimi i lartë i borxhit në monedhën Euro gjatë viteve të fundit nuk ka krijuar kosto shtesë për shkak të mbiçmimit të monedhës vendase dhe për shkak të lëvizjes së kursit të këmbimit EUR/LEK përgjithësisht në drejtim të kundërt me kursin USD/LEK9 , duke neutralizuar efektet e njëri-tjetrit.

Raportet e borxhit në monedhë të huaj kundrejt eksporteve dhe rezervës valutore janë tregues të rëndësishëm, të cilët vlerësojnë aftësinë për të përmbushur detyrimet që lindin nga borxhi në valutë. Gjatë viteve të fundit, ritmet e rritjes së borxhit në monedhë të huaj përgjithësisht kanë qenë në nivele të ngjashme me ritmet e rritjes së rezervës valutore. Ndërkohë, në raport me eksportet kanë qenë ndjeshëm më të larta, por duke shfaqur një përmirësim të dukshëm në vitin 2017.

Risku i likuiditetit

Risku i likuiditetit ka vijuar të zbutet, ndërkohë që nevojat e qeverisë për likuiditet janë menaxhuar me sukses, pa ushtruar presion në tregun e brendshëm. Nga ana tjetër, që prej vitit 2017 është mundësuar krijimi i një rezerve monetare e cila do të mbulojë pjesërisht nevojat për likuiditet të qeverisë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Treguesit që vlerësojnë riskun e likuiditetit kanë pësuar një përmirësim të ndjeshëm, kryesisht si rezultat i masave të marra në kuadër të reduktimit të riskut të rifinancimit. Raportet e shpenzimeve për interesa të borxhit shtetëror dhe borxhit shtetëror afatshkurtër10 ndaj të ardhurave tatimore janë reduktuar ndjeshëm, duke qënë në linjë me objektivat për konsolidimin e risqeve fiskale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button