☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,638 ▲2.02%
DOW 46,595 ▲2.23%
NASDAQ 22,125 ▲2.21%
NAFTA 89.91 ▼8.47%
ARI 4,488 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,450 ▲ +4.01% ETH $2,181 ▲ +4.98% XRP $1.4542 ▲ +4.07% SOL $91.5000 ▲ +4.99%
S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 % S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet prodhimi i perimeve, bie i bimëve medicinale

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për prodhimin bujqësor dhe blegtoral për vitin 2015, që tregojnë një rritje të prodhimit të perimeve, drufrutorëve dhe rënie të lehtë të drithërave, fasuleve e bimëve industrial. Ndërsa në rënie të thellë ishte prodhimi i bimëve medicinale që në vitin 2014 kishte një lulëzim të vërtetë (nga 7 mijë ton në 2013-n, prodhimi u rrit në 17.4 mijë ton në 2014-n, për të rënë në 10.4 mijë tonë në 2015-n). Sipas INSTAT, prodhimi i bimëve të arave ndikohet kryesisht nga kulturat që janë me peshë në këtë sektor si perimet, drithërat dhe patatet. Në vitin 2015 prodhimi i perimeve ishte 1.030.000 ton nga 950.000 ton që ishte në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore prej 8,4%. Prodhimi i patateve në vitin 2015 ishte 245.000 ton, duke shënuar një rritje me 2,1% në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të patates u arrit në qarkun e Korçës me 65.439 ton, e pasuar nga qarqet Fier me 33.273 ton dhe Elbasan me 32.457 ton. Numri i rrënjëve të drufrutorëve ka pësuar rritje në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014. Konkretisht kjo rritje për pemët frutore ka qenë 1,2%, për ullinjtë 2,57%, agrumet 6,83%, pjergullat 0,6% dhe sipërfaqet me vreshta 0,5%. Prodhimi i agrumeve në vitin 2015 ishte 30.000 ton duke shënuar një rritje prej 42,8% krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës me 15.668 ton.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.