☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rruga e Arbrit, rruga e parë kombëtare sipas standardeve europiane në vend

Rruga e Arbërit me një gjatësi rreth 70 km do të shkurtojë  në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër.

Gjatë prezantimit sot në Dibër të projektit për Rrugën e Arbërit ku fitues është shpallur kompania “Gjoka”, inxhinierja Albana Ahmeti shpjegoj detajet teknike dhe impaktin ekonomiko-social, të kësaj vepre të rëndësishme.

Rruga do të kushtojë 33.6 mld lekë për 72 kilometra dhe nis në periferi veri-lindjes së Tiranës.

Në Qarkun e Tiranës rruga kalon në njësin Administrative të Zall – Bastarit (mal i Dajtit)  e cila përbehet nga fshatrat Ferraj, Brar, Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz me një popullsi prej 6525 banorë.

Pas daljes nga tuneli i Murrizit rruga kalon në territorin e Bashkisë Klos, konkretisht në fshatrat Drezës, Xiber, Shkallë, Fshati Fshat dhe Fshatin Plan i Bardhe. Bashkia Klos ka një popullsi  prej 20,600 banorë.

Rruga pas daljes nga tuneli i Qafë Buallit kalon në Bashkinë Bulqizë e cila ka një popullsi rreth 40,200 banore.

Në afërsi të urës së Cerenecit rruga kalon në gjurmë të re, në të djathtë të fshatit Shupenzë, kalon në Gjoricën e Poshtme dhe përfundon në Bllatë.

Gjurma e projektit

Gjatësia e gjurmës  nga Tirana në Bllatë (kufiri me Maqedoninë) është 68.262 km, që do të plotësohet edhe me rrugën dalëse drejt kufirit dhe Maqellarës (2.955 km) dhe degëzimin e Klosit (3.092 km). Gjatësia totale e rrugës L=74.394 km nga të cilat 54.229 km do të punohet, ndërsa segmenti Bulqizë – Ura e Cerenecit me gjatësi 20.12 km rruga është e përfunduar me fondet e buxhetit te shtetit .

Mbështetur në standardet e miratuara në vitin 2015, rruga që do të ndërtohet kategorizohet rrugë e tipit C2. Rruga është projektuar me një shpejtësi minimale 60 km /orë dhe maksimale 100 km/orë. Gjerësia e trupit të rrugës është 11 m: 9.5 m asfalt (2 korsi me gjeresi 3.5 m secila, 2 bankina te asfaltuara me gjeresi 1.25 m secila) dhe dy bankina te paasfaltuara me gjeresi 0.75 m secila.

Rruga dalëse Pika Kufitare Bllatë – Maqellarë do të rikonstruktohet tërësisht dhe do të ketë parametra të një rruge urbane, me një karrexhatë me të paktën dy korsi, bankina të shtruara dhe trotuare.

Degezimi Ura e Vashes – Klos do të jetë i një standarti më të ulët, kategoria e tipit C3.

Disa nga veprat më kryesore të artit që janë pjesë e këtij projekti:

  • Tuneli i Murrizit, me gjatesi L=3246m, me dy tuba, tupi kryesore i trafikut dhe tubi i emergjences.
  • Ura e Fshatit Fshat, L=332m, H=125m (Ure e madhe).
  • Ura e Vashes,  L=398m, H=156m  (Ure e madhe).
  • Ura mbi Lumin Zall i Bulqizes, L=216m (Ure e mesme).
  • Ura mbi Lumin Drin , L=300m (Ure e mesme).
  • Galeri e hapur, L=350m

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.