☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,608 ▲1.22%
DOW 46,772 ▲0.93%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 99.43 ▼1.92%
ARI 4,820 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +0.56% ETH $2,148 ▲ +1.66% XRP $1.3594 ▲ +1.31% SOL $85.5700 ▲ +2.85%
S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 % S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rruga e re Cërrik-Belsh-Kuçovë, kapitull i ri për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit

Rruga e re Cërrik-Belsh-Kuçovë që lidh Beratin me Elbasanin krijon mundësi të reja për bujqësinë, agro-turizmin dhe biznesin privat.

Kjo rrugë, një investim prej 892 milionë lekë dhe me gjatësi prej 36 kilometra shkurton distancën e udhëtimit Elbasan-Berat me rreth 1 orë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot ndjekësit në rrjetet sociale me pamje nga kjo rrugë, e cila çel një kapitull të ri për ekonominë e kësaj zone.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje panoramike nga rruga e re Cërrik – Belsh – Kuçovë që çel një kapitull të ri për ekonominë e të gjithë kësaj zonë fantastike me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë rreth 200 mijë banorë. Me ndërtimin e kësaj rruge krijohet hapësirë të re ekonomike mes fshatrave të Dumresë dhe Kuçovës në drejtim të Beratit dhe Tiranës.

Rruga garanton dhe një lehtësim shumë të ndjeshëm për të gjithë fermerët e zonës dhe për qarkullimin e gjithë prodhimeve që ka qenë një problem shumë i madh në atë zonë, pasi rruga ishte një shteg i pakalueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.