Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,913 ▲ +0.87% ETH $2,053 ▲ +0.55% XRP $1.3194 ▲ +2.51% SOL $79.9700 ▲ +1.6%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusi, dadoja vrasëse: U urdhërova nga Allahu për aktin

Dadoja në Rusi, e akuzuar për vrasjen dhe më pas prerjen e kokës së një vajze të vogël, për të cilën kujdesej, ka thënë se Allahu e kishte urdhëruar ta kryente këtë akt.

Gulchekhra Bobokulova, 38 vjeç dhe nënë e 3 fëmijëve, foli për gazetarët ndërsa po dilte para një gjykate në Moskë. Bobokulova, myslimane dhe shtetase nga Uzbekistani, u  përgjigj gjithashtu me “po”, kur u pyet nëse e pranonte fajin.

Pamjet e kamerave të sigurisë e tregonin atë të veshur me perçe, që ecte në afërsi të një stacioni metroje me një kokë në duar. Mediat ruse raportuan se, ajo nxorri kokën e prerë nga një çantë dhe nisi të bërtiste, duke thënë se do të hidhte veten në erë, pasi një oficer policie i kishte kërkuar të shikonte dokumentet e saj të identitetit.

Videot amatore të postuara online tregonin gjithashtu gruan e veshur me të zeza, teksa thërriste “Unë jam një terroriste, jam vdekja juaj”. Hetuesit thanë para gjykatës se, nuk kishin gjetur prova për asnjë person tjetër të përfshirë në këtë rast, por deklaruar se, besonin që Bobolukova mund të ishte nxitur për të kryer krimin.

Zyrtarët rusë thanë se ajo vuante nga probleme mendore, ndërkohë që sipas versionit të hetuesve, ajo kishte pritur që prindërit e 4-vjeçares të largoheshin nga shtëpia, para se ta vriste e më pas t’i vinte flakën apartamentit dhe të largohej.

Banorët e Moskës kanë vendosur lule dhe lodra fëmijësh jashtë stacionit të metrosë, ku Bobokulova ishte arrestuar, si dhe jashtë shtëpisë së fëmijës së vrarë. Uzbekistani, ashtu si shtete të tjera të Azisë Qendrore ka një popullsi me shumicë myslimane dhe, prej kohësh, banorët e tij i janë drejtuar Moskës si emigrantë për punë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.