⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

RUSI – Zakharova: Moska do t’i përgjigjet sanksioneve të Gjermanisë pas incidentit me dron në Leipzig

MOSKË, 1 shtator /ATSH-DPA/- Rusia ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të vendosura nga Gjermania, pas tentativës së dështuar për një sulm me dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin e Leipzigut, deklaroi sot në mbrëmje zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Zakharova tha se përgjigjja e Moskës do të jetë “në të njëjtën mënyrë”, duke ndjekur të njëjtin parim, si në rastet e mëparshme të sanksioneve që Rusia i ka konsideruar të njëanshme dhe të padrejta.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt dhe ministri i Jashtëm, Johann Wadephul e akuzuan Rusinë për përgjegjësi për incidentin me dronin dhe njoftuan masa ndëshkuese.

Wadephul deklaroi se konsullata ruse në Bon do të mbyllet dhe kontrata për institutin kulturor “Russian House” në Berlin do të ndërpritet.

Moska kishte paralajmëruar më herët se, nëse “Russian House” do të mbyllej, si kundërpërgjigje mund të kërkohej ndërprerja e aktivitetit të “Institutit Goethe.”

Zakharova akuzoi Gjermaninë se është e përfshirë në sulme terroriste kundër qytetarëve rusë.

Ajo e cilësoi Gjermaninë si vendin mbështetës më të madh të Ukrainës.

“Berlini sponsorizon terrorizmin”, tha ajo duke iu referuar furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmës me vlerë miliarda.

Rusia mohon përfshirjen në incidentin e Leipzigut

Rusia ka mohuar përfshirjen në incidentin me dronin dhe e ka cilësuar atë si një provokim që, sipas Moskës, i shërben ekskluzivisht interesave të Kievit dhe krahut militarist të klasës politike evropiane.

Sipas një deklarate të mëparshme të ambasadës ruse në Berlin, Ukraina dhe qeveritë evropiane kanë nevojë për argumente për të vazhduar të dërgojnë burime të pakufizuara financiare në duart e një regjimi të korruptuar në Kiev. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.